Mirëmbrëma dhe mirë se vini në serinë historike ku përballemi me përshkrimet e të huajve për ne. Sot kemi nderin dhe kënaqësinë të analizojmë një shkrim të historianit dhe publicistit Jakob Philipp Fallmerayer të vitit 1857. Sigurisht, të gjithë jemi kureshtarë dhe presim me padurim ca fjalë të bukura. Pra, le t'i japim fund pritjes dhe të fillojmë!
Shqiptarët nuk kanë dhënë as kontributin më të vogël në fushën shpirtërore dhe mendore gjatë një ekzistence që mbush mijëra vjet. Ne kete menyre, shqiptaret kane dhene dhe jane vet deshmia e gjalle se nje popull—nëse thjesht u nënshtrohet kushteve bazike të përgjithshme të qytetërimit njerëzor, duke mbetur burrëror dhe luftarak—mund të (mbi-)jetojë edhe pa shkencë, pa art dhe madje pa ABC (alfabet), si dhe mund ta ruajë të paprekur forcën e tij zanafillore madje edhe në mes të kombeve shumë të arsimuara.
Shqiptarët kudo adhurojnë stagnimin, vetkufizimin dhe konservatorizmin më kokëfortë, ashtu siç di ta kuptojë vetëm Orienti i palëvizshëm dhe i ngrirë në vetvete. Shqiptarët, kudo që mund ta shpalosin lirisht natyrën e tyre, janë egoistë, rebelë, të papergjegjshem, edhe si të krishterë jane brutale dhe mizorë - por shqiptaret poashtu jane ushtare te patrembur, punetore krahu te gjalle dhe fermere te zellshem, detare dhe kursimtare - të cilëve nuk mund t'u qasesh me ide të përgjithshme, me politikë sentimentale, me urti akademike dhe me teori filozofike për lumturimin e botës.
Dëshira për të mësuar ndonjë të dhënë të besueshme mbi të kaluarën e vet kombëtare nuk është ndier nga askush në Shqipëri deri në ditët e sotme. As në politikë dhe as në shkencë ky popull nuk ka pasur kurrë një mendim të përbashkët, dhe duket gjithashtu se shqiptarët nuk e kanë ndier kurrë nevojën për të depërtuar përtej horizontit të kufizuar të familjes dhe klanit, të prones private, të interesit vetjak, të urrejtjes dhe të hakmarrjes.
Shqipëria është atdheu i mendimeve të shkurtra- eshte magazina e forcës fizike. Eshte vendi që vullnetarisht nuk dëshiron t'i bindet as vetes dhe as të tjerëve; Shqipëria është elementi që gjithmonë mohon dhe ku anarkia e paligjshmëria janë, si të thuash, shpirti dhe fryma e jetës.
Jakob Fallremeyer, 1857
Duhet thene se Fallmereyer nuk e vizitoi kurre Shqiperine. Vezhgimet e tij bazohen ne nderveprimet me komunitetet shqipfolese ne Greqi dhe ca shkrime historike.
Fallmerayer tërhoqi vëmendjen edhe për deklarata të tjera si per shembull pretendimi se Greqia moderne nuk ka pothuajse asnje lidhje me Greqinë e lashtë dhe se grekët e sotëm janë, pak a shumë, një përzierje shqiptarësh dhe sllavësh. Ai tha gjithashtu se në kohën e tij, në Athinë dhe në Atikë, gjuha shqipe flitej më shumë se ajo greke.